Flash News

E-TJERA

Kapen 49 kg kokainë në konteinerin me banane nga Ekuadori/ Arrestohet babai i Arbër Çekajt, përsëritet skenari

Kapen 49 kg kokainë në konteinerin me banane nga Ekuadori/ Arrestohet
Foto ilustruese

Në portin e Durrësit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 49 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në një kontenierë të ngarkuar me banane. Lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori dhe do të dergohej në një firmë në Maminas.

Operacioni i koduar "MERSIN", ka çuar në arrestimin e poseduesit të lëndës narkotike, administratori i firmës në Maminas, Selim Çekaj.

Ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, kanë dalë detaje të reja.

Selim Çekaj rezulton të jetë babai i Arbër Çekaj. Ky i fundit u arrestua 3 vite me parë, pasi me të njëjtin skenar iu kapën 613 kg kokainë që vinte në një konteiner me banane Ekuadori me destinacion firmën që administronte në Maminas.

Të fundit