Flash News

E-TJERA

Kapen me çantën plot me drogë, arrestohen dy të rinjtë nga Kamza

Kapen me çantën plot me drogë, arrestohen dy të

Policia e komisariatit nr. 5 në Tiranë ka arrestuar dy të rinj nga Kamza, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë janë kapur me një çantë me lëndë narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë

“Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të fundit