Flash News

E-TJERA

Kapen me kokai*ë dhe mbi 6 mijë euro cash, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Kapen me kokai*ë dhe mbi 6 mijë euro cash, arrestohen dy

Dy shqiptarë, 20 dhe 26 vjeç, të skeduar nga karabinierët për aktivitete të paligjshme më parë, u arrestuan gjatë një aksioni në zonën e Foligno në Itali, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Aksioni nisi kur efektivët pikasën më të vjetrin prej tyre duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë nëpër qytet me biçikletë, raporton Rai News. 

Pasi pa oficerët, ai u përpoq të ikte dhe hoqi qafe 13 pako kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 13 gramë. Droga u sekuestrua.

Hetimi më pas u zhvendos në shtëpinë e tij, ku bashkëpunëtori 20-vjeçar u kap duke u përpjekur të fshihte një çantë që përmbante një ngarkesë shumë më të madhe: 1.6 kilogramë kokainë, 400 gramë hashash dhe 6095 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan edhe disa pajisje elektronike, duke përfshirë telefona celularë dhe një tablet, informon media italiane.

Dy të rinjtë u dërguan në burgun e Spoletos, në pritje të seancës së vërtetimit.

Të fundit