Flash News

E-TJERA

Kapet në Tiranë 25-vjeçari me mina të programuar për shpërthim

Kapet në Tiranë 25-vjeçari me mina të programuar për

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij dy mina me telekomandë, të programuar për shpërthim në distancë dhe të destinuara për ngjarje të rënda kriminale.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.

Nga aksioni u sekuestruan një automjet dhe tre telefona celularë.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.

Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;

G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej.”– njofton policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të fundit