Flash News

E-TJERA

Kapet një person i shpallur në kërkim në Lezhë

Kapet një person i shpallur në kërkim në Lezhë

Policia e Lezhës ka ndaluar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim. Mësohet se ai ishte në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan në dalje të vendit, ndaluan shtetasin  36 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit