Flash News

E-TJERA

Kapet pas pesë vitesh arrati 44-vjeçari shqiptar në Itali

Kapet pas pesë vitesh arrati 44-vjeçari shqiptar në Itali

Pas pesë vitesh në arrati Policia taliane arrestoi një shtetas shqiptar 44-vjeçar në portin e Brindisit.

Ai ishte i kërkuar nga autoritetet italiane për krime të kryera midis viteve 2011 dhe 2017, përfshirë posedim të paligjshëm të armëve, vjedhje të rënduar dhe shkelje të ligjit për drogën.

44-vjeçari u kap gjatë kontrollit të pasagjerëve në anijen European Star, që vinte nga Vlora, pasi dokumentet e tij u verifikuan me bazat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hetimi zbuloi se gjatë arratisë ai kishte udhëtuar në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke mbajtur kontakte me persona me precedentë penalë dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara për t’iu shmangur autoriteteve.

Të fundit