Flash News

E-TJERA

Kapja e kokainës në portin e Durrësit, arrestohet administratori i firmës, shpallet në kërkim pronari

Kapja e kokainës në portin e Durrësit, arrestohet administratori

Është vënë në pranga administratori i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’, lidhur me 11. 650 gr kokainë të sekuestruar sot në portin e Durrësit.

Droga ishte fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori, ndërsa bananet ishin porositur nga kompania ‘Alba Exotic Fruit’.

Lidhur me sasinë e kapur të kokainës është arrestuar Bajron Gumeni, administrator i kompanisë dhe është shpallur në kërkim pronari i formës, Eduart Dauti.

Sipas verifikimeve nga policia rezulton që Dauti prej disa ditësh është larguar jashtë vendit

Droga e gjetur ishte fshehur në impiantet e një kondicioneri. Ndërkohë është ndaluar edhe juristi i kompanisë, i cili u la i lirë.

Të fundit