Flash News

E-TJERA

Kokaina në Durrës/ Firma porositëse është e njëjta që në 2019 iu kapën në Pire 137 kg drogë që u zëvendësua me oriz

Kokaina në Durrës/ Firma porositëse është e njëjta

Detaje të reja janë zbardhur nga 14 pakot me kokain të sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit, e cila ishte fshehur në një kontejner me banane.

Kontejneri kishte mbërritur në Durrës dy  ditë më parë, por Policia priti derisa të mbërrinin personat që do ta merrnin dhe deri tani janë shoqëruar dy persona. Bëhet fjalë për porositësin dhe drejtuesin e kamionit që do merrte kontejnerin.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se kompania që kishte porositur sasinë e bananeve nga Ekuadori është  "Alba Exotic Fruit" me seli në Kombinat, Tiranë, dhe operon në treg që nga viti 2011 Kjo kompani ka pronarë Eduart Dautin e Barjon Gumenin.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur, pasi në vitin 2019 në konteinerët e po të njëjtës firme, në Pire, u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz. Edhe atëherë kokaina ishte nisur nga Ekuadori drejt Shqipërisë dhe trafikantët u kishin vendosur pakove GPS. Pakot të izoluara edhe me pjesë gome ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora. Gjatë ndërhyrjes së Policisënë Pire, është vendosur që udhëtimi i ngarkesave të vazhdojë dhe përveç GPS të trafikantëve janë shtuar edhe GPS nga hetuesit. Pikërisht aty në një grup të ngushtë hetuesish ku u përfshinë si hetues edhe shqiptarët, kokaina ku shkruhej lart BAR BUS pasi u peshua dhe ishte 137 kg , u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës . Ndërsa 17 të tjera u zëvendësuan me gips.

Kokaina në Durrës/ Firma porositëse është e njëjta

Të fundit