Flash News

E-TJERA

Kapja e kokainës në Portin e Durrësit, Çuçi: Kemi kapur 1 ton në 4 muaj, dëshmi e luftës ndaj krimit të organizuar

Kapja e kokainës në Portin e Durrësit, Çuçi: Kemi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar menjëherë pas detajeve të reja nga operacioni në Portin e Durrësit, ku u sekuestrua 11. 650 gr kokainë.

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi ka deklaruar se është sekuestruar rreth 1 ton kokainë gjatë katër muajve të fundit.

Sipas tij, e gjithë kjo është dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe të aftësisë goditëse të Policisë së Shtetit.

"Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesionale, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt", shkruan Çuçi.

Të fundit