Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Karamuço: Ka dyshime se policë të niveleve të larta kanë lidhje me krimin
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se në dosjen e SPAK mbi përgjimet e komunikimeve në Sky Enchrochat, ka dyshime se policë të niveleve të larta kanë lidhje me krimin.
Për RTSh, Karamuço theksoi se ka një prani shumë të madhe të efektivëve të policisë, sidomos të niveleve të larta që kanë komunikuar gjithë kohën, jo vetëm me krimin e organizuar, por edhe me politikën për të krijuar lehtësi dhe favore në rrugë të paligjshme.
“Kjo nuk të bëjë fare me procesin e vetingut sepse këtij formulari po i nënshtrohen të gjithë efektivët, gati 11700 efektivë që ka gjithsej policia e Shtetit. Ka të bëjë me një iniciativë të re e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë ku ka një prani shumë të madhe të efektivëve të policisë, sidomos të niveleve të larta që kanë komunikuar gjithë kohën, jo vetëm me krimin e organizuar por edhe me politikën për të krijuar lehtësi dhe favore në rrugë të paligjshme. Natyrisht kush i ka në posedim ka se çfarë t’i fshehë shtetit”, u shpreh Karamuço.