Flash News

E-TJERA

Karamuço: Punonjësit e policisë punësohen pa u dhënë çertifikatën e sigurisë

Karamuço: Punonjësit e policisë punësohen pa u

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se punonjësit e policisë në Shqipëri punësohen pa u dhënë çertifikatën e sigurisë.

Për “Review” në Euronews Albania, eksperti theksoi se ekipet e reja pasi vendosin në funksione të  larta shntetërore, pajisen me certifikatë për njohjen me materialet sekrete shtetërore.

“Për ironi të fatit, sot me ndryshimet ligjore, vettingun e bën AMP-ja. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore. Çfarë vettingu duhet t’u bëjmë ne këtyre, ku institucioni që duhet të merret me vettingun i referon njerëzit për ndjekje penale. Difekti më i rëndë i ekipeve të reja është se ne i marrim në punë, fillojnë në funksione të larta shtetërore dhe pastaj fillon procedura për t’u pajisur me çertifikatën për njohjen me materialet të sekreteve shtetërore. Kjo procedurë shkon katër muaj. Në këto 30 vite në Shqipëri është abuzuar shumë dhe me të dhënat personale dhe shtetërore”- tha ai.

Të fundit