Flash News

E-TJERA

KAS rrëzoi kërkesën e PD, Kaso: Sjellje larg pritshmërive. Nuk vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale

KAS rrëzoi kërkesën e PD, Kaso: Sjellje larg pritshmërive.
foto ilustruese

Ivi Kaso, sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike e konsideron të paligjshëm vendimin e KAS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të rrëzuar kërkesën e PD-së për paraqitjen e provave të reja në lidhje me ankesat e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat jashtë KQZ-së, Kaso tha se KAS duhet që të administrojë çdo material zgjedhor, ndërsa shtoi se ky institucion nuk i vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale.

“Është KQZ, në rastin konkret KAS i detyruar që tu drejtohet  dhe ti marrë këto prova që do të zbulonin masakrën zgjedhore të 25 prillit. Nuk i vihen në dispozicion opozitës dhe rruga e vetme për t‘i administruar ato në procesin ankimor është që vetë KAS ti drejtohet me kërkesë organeve kompetente dhe te marrë të gjithë informacionin e kërkuar nga ana jonë. Kjo sjellje dhe kjo vendimmarrje konstante për të mos administruar provat që ne kërkojmë të transparencës së procesit zgjedhor dhe në drejtim të kundërt të pritshmërisë jo vetëm të opozitës, por të gjithë shqiptarëve.

PD u është drejtuar institucioneve për t’i administruar këto prova, nuk janë vënë dhe nuk besoj se do t’i vihen në dispozicion opozitës. Për sa kohë që këto prova nuk merren procesi nuk mund të jetë i qartë.

Pritshmëria e shqiptarëve është që të marrin vesh dhe të kenë të qartë se çfarë ka ndodhur. PD ka paraqitur një numër të madh provash. Por PD nuk është institucion ligjzbatues, në këtë mënyrë pret që në respektim të garancive të Kodit zgjedhor të administrohen të gjitha ato prova që nuk janë në disponibilitetin tonë.

PD gjithçka që ka pretenduar i ka të provuar. Ajo që ne kemi pretenduar është se dimensioni i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur do të vijë vetëm pasi të administrohet i gjithë informacioni, që ata refuzojnë që ta ndajnë jo vetëm me PD por edhe median. Ky dokumentacion, mund të sigurohet vetëm në mënyrë zyrtare nga KAS i cili duhet të veprojë. Ne do të vazhdojmë të gjitha detyrat tona. Thirrjet tona për administrim të merren në konsideratë dhe institucionet të vazhdojnë detyrimin.  Të zbatojnë ligjin,” deklaroi Kaso.

 

Të fundit