Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për Vlorën, zgjedhjet nuk do të përsëriten

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për Vlorën, zgjedhjet
Foto ilustruese

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. Në këtë mënyrë mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së.

“KAS me shumicë votash vendosi, rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.

Të njëjtin vendim KAS-i e mori një ditë më parë për qarkun e Gjirokastrës. Ndërsa për Beratin u vendos pranimi i kërkesës për rinumërim.



Të fundit