Flash News

E-TJERA

KAS shqyrton ankimimet, LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Dropull: Mbi 500 persona erdhën nga Greqia

KAS shqyrton ankimimet, LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka nisur shqyrtimin e ankimimeve të dorëzuara nga subjektet politike lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, po diskutohet ankimimi i LSI-së, e cila kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në bashkinë Dropull, çka ndryshon rezultatin në qarkun Gjirokastër.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Altin Kaziaj tha në mbledhje se në kundërshtim me vendimin e Komitetit Teknik për karantinimin e personave që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, kanë hyrë mbi 500 persona nga shteti helen, që sipas tij, shumica janë mbështetës të PS. Ai tha se kjo është përdorur qëllimisht për të 'goditur' LSI-në.

“Janë rreth 500 persona nga Greqia që kanë hyrë në Shqipëri. Mënyrat ne nuk i dimë si kanë hyrë dhe për këtë kërkojmë hetim të thelluar nga Komisioni. Ata janë persona që pjesa më e madhe janë mbështetës së PS dhe kanë pasur funksione në komisionet zgjedhore, në KQV dhe vendet e numërimit të votave.

Kandidati jonë atje Vangjel Tavo ka kallëzuar emra të posaçëm të shtetasve shqiptarë që kishin ardhur pas këtij urdhri dhe ishin përfshirë në procese zgjedhore. Kjo tregon se orientimi ka qenë për të goditur LSI.  Në brendësi të dokumenteve keni edhe statistikat që tregojnë që LSI ka qenë force e parë në Dropull. Ju kemi vënë në dispozicion materiale që mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Kërkojmë që ky vendim të prishet. Kërkojmë shpalljen e pavlefshme të rezultateve të bashkisë Dropull dhe Gjirokastër”, tha Kaziaj.

 

Të fundit