Flash News

E-TJERA

"Katastrofa mjedisore në Fier", Subashi-Bashës: Ku e gjen të drejtën morale?! Lulzimi e të tijët votuan kundër emergjencës mjedisore

"Katastrofa mjedisore në Fier", Subashi-Bashës: Ku e gjen

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka reaguar pas qëndrimit ët kryedemokratit Lulzim Basha për situatën e krijuar në këtë qytet për shkak të djegies së mbeturinave.

Sipas Subashit, kryedemokrati nuk ka të drejtë morale të reagojë për këtë temë, pasi demokratët në Këshillin Bashkiak votuan kundër për emergjencën mjedisore.

Kryebashkiaku thotë se Basha dhe njerëzit e tij në Fier, bënë çdo përpjekje për penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri dhe organizuan protesta, të cilat sipas Subashit, shtynë me dy vite ndërtimin e impiantit të ri.

Ai thotë se kjos situatë do të marrë fund brenda pak ditëve, ndërsa shton se fusha ku digjen mbetjet do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë dhe njollë turpi për Bashën.

Të fundit