Flash News

E-TJERA

Katër ditë pas zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri

Katër ditë pas zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim takim në

Katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryeministri.

Mësohet se ambasadorja Kim do të zhvillojë një takim në Kryeministri, por nuk dihet nëse do të takojë kryeministrin Edi Rama apo këshilltarët e tij.

Ende nuk dihen arsyet e vizitës së ambasadores amerikane në Kryeministri.

Kujtojmë që një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Në “Tëitter”, kryediplomatja amerikane falënderoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.

Të fundit