Flash News

E-TJERA

“Kathimerini”: Athina po konsultohet me Belerin, Rama po i hap rrugë zgjedhjeve të reja në Himarë

“Kathimerini”: Athina po konsultohet me Belerin, Rama po i hap

Athina është duke pritur lëvizjen e radhës nga qeveria e Ramës lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

Gazeta greke “Kathimerini”, shkruan se pak para Krishtlindjes shpalli shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Pala greke, në deklaratën me shkrim me të cilën shoqëron dosjen e Shqipërisë në fazat e ndryshme të vlerësimit të saj në BE, ka vendosur tre kushte për të mos vënë veton: betimin e Belerit, gjykimin e tij të drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.

Athina është në konsultim me zotin Beleris, pasi po kërkohet një raport në një çështje që shkon shumë përtej marrëdhënieve greko-shqiptare i cili ka ndikuar edhe në diskutimin e përgjithshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta greke.

Megjithatë, pas manovrave të fundit të Ramës, disa analistë dhe gazetarë në vendin fqinj besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t'i hapë rrugën zgjedhjeve të përsëritura në Bashkinë e Himarës.

Këtyre zhvillimeve të fundit u paraprinë një sfond shumë intensiv diplomatik dhe shkëmbime mes Athinës dhe Tiranës në nivele të ndryshme.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani deklaroi se “ka negociata, ide dhe angazhime nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”.

Sipas “Kathimerini”, Hasani mohoi se Tirana dhe Athina po diskutojnë një "emër" për kryebashkiakun e përkohshëm të Himarës. Dhe vuri në dukje se "vendimi i gjykatës speciale po shqyrtohet nga qeveria dhe po shqyrtohen të gjitha hapat që do të çojnë në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme".

Të fundit