Flash News

E-TJERA

Kathimerini: Gjykata shqiptare vonon vendimin për kërkesën e betimit të Belerit

Kathimerini: Gjykata shqiptare vonon vendimin për kërkesën e

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri ka shtyrë për në 11 dhjetor shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit, kryebashkiakut i zgjedhur i Himarës, aktualisht në paraburgim, i cili kërkon leje për t'u betuar në këshillin bashkiak.

Sipas medias greke Kathimerini, përfaqësuesit e administratës së burgjeve pretenduan se kërkesa e Belerit duhet të refuzohet pasi nuk bazohet në legjislacion, ndërsa avokatët e Belerit argumentuan se kjo e drejtë mbrohet nga Kushtetuta e vendit.

E pranishme në seancë ishte ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e blerjes së votës.

Athina ka paralajmëruar se do të bllokojë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE nëse vendi ballkanik nuk respekton të drejtat e zyrtarit etnik grek.

Të fundit