Flash News

E-TJERA

Tragjike në Kavajë, gruaja gjendet e djegur në makinë, i shoqi i vetëvarur në pemë

Tragjike në Kavajë, gruaja gjendet e djegur në makinë, i
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë.

Është gjendur brenda një makine në fshatin Manskuri kufoma e një gruaje. Sipas të dhënave të para nga policia, trupi i përket 45-vjeçares Fëllënza Shirja, ndërkohë që i bashkëshorti i saj, Bilbil Shirja është gjetur i vetëvarur në pemë.

“Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç”, njofton policia.

Dyshohet se burri ka djegur gruan dhe më pas ka varur edhe veten.

 

Të fundit