Flash News

E-TJERA

KE miraton paketën e masave ‘anti-krizë’, çfarë kërkoi Rama nga Borrell për Ballkanin Perëndimor

KE miraton paketën e masave ‘anti-krizë’,

Komisioni Evropian ka miratuar sot Paketën e Përkohshme me masa për përballimin e krizës si pasojë e luftës ruse në Ukrainë. Në bazë të deklaratës së KE, paketa do të jetë në fuqi deri në 31 Dhjetor të vitit 2022.

Shtetet anëtare të BE do të jenë në gjendje të krijojnë skema për të dhënë deri në 35,000 € për kompanitë e prekura nga kriza aktive në sektorët e bujqësisë, peshkimit dhe akuakulturës dhe deri në 400,000 € për kompani të prekur nga kriza aktive në të gjithë sektorët e tjerë.

Kjo mbështetje mund të jepet në çdo formë, duke përfshirë grantet direkte.

Paketa ofron gjithashtu mbështetjen e likuiditetit në formën e garancive shtetërore dhe kredive të subvencionuara ku vendet anëtare do të jenë në gjendje të ofrojnë garanci shtetërore të subvencionuara për të siguruar që bankat të vazhdojnë të japin kredi për të gjitha kompanitë e prekura nga kriza aktuale dhe kredi publike dhe private me norma interesi të subvencionuara.

Ndihma e përgjithshme për përfitues nuk mund të kalojë 30% të kostove të pranueshme, deri në një maksimum prej 2 milion dollarë. Shtetet anëtare mund të japin ndihmë që tejkalojnë këto tavane, deri në 25 milionë euro për përdoruesit me energji intensive dhe deri në 50 milionë euro për kompanitë aktive në sektorë të veçantë, si prodhimi i aluminit dhe metaleve të tjera, fibrave të qelqit.

Një javë më parë, në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Lartë të BE Josep Borrell, kryeministri Edi Rama kërkoi që nëse unioni evropian kishte një plan masash për të përballuar krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, të mos harronin edhe Ballkanin Perëndimor.

“Fola me përfaqësues e Lartë të BE që nëse BE do të ketë një plan për të mbështetës qoftë për përballimin e krizës energjetike, që është pjesa më e rëndë, qoftë për përballimin e pasojave të tjera të luftës, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë siç e lanë për skemën e vaksinave”, i tha Rama Borrell.

Megjithëse, asnjë vend tjetër pos vendeve anëtare nuk citohet në planin e përkohshëm, mbetet për t’u parë nëse BE do ta shtrijë efektin e masave edhe në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit