Flash News

E-TJERA

KED i përgjigjet ultimatumit të ndërkombëtarëve: Mbledhje që prej orës 13:30

KED i përgjigjet ultimatumit të ndërkombëtarëve:
Foto Ilustruese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar menjëherë pas thirrjes së ambasadorëve, Yuri Kim dhe Luingi Soreca, duke informuar për zhvillimin e një takimi që ditën e sotme.

Mësohet se, mbledhja e KED-së ka nisur që prej orës 13:30 dhe pritet që në përfundim të saj të zbardhen vendimet e marra dhe nëse është pranuar apo jo apeli i diplomatëve për të përfunduar kontrollin e tre të kualifikuarve dhe dërgimin e tyre për emërim në Presidencë e Parlament.

Kujtojmë se, KED ka kualifikuar tre kandidatë që plotësojnë kriteret për Kushtetuesen, Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma.

Të fundit