Flash News

E-TJERA

KED nisi emrin e kandidatit të pestë, reagon Yuri Kim: Këtë javë do të keni një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për ‘Kushtetuesen’

KED nisi emrin e kandidatit të pestë, reagon Yuri Kim: Këtë
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pak pasi Këshilli i emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendit për miratim emrin e Altin Binajt si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, vend i cili mbeti vakant pas shkarkimit të Fatos Lulos, nga Vettingu.

Kim shkruan se kjo do të thotë se këtë javë pritet të emërohet një dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese.

Kjo do të thotë se do të keni këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionimin e GJK. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, CC do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shkruan Kim, e cila ka lënë afat deri në 31 janar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit