Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në Tiranë

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen përgjatë javës në Tiranë.

Në teatrin Kombëtar të Operas, Baletit ditën e mërkurë ora 19:00  në prag Krishtlindjesh do të organizohet koncerti “ZËRAT E BARDHË”.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Muzeu Historik Kombëtar këtë të mërkurë së bashku me disa gjimnaze dhe universitete sjell “NJË DITË ME KURATORIN!”. Ky bashkëpunim do të sjellë më afër objektin me nxënësit apo studentët. Kuratorët e Muzeut Historik Kombëtar organizojnë orë të hapura, ku i flasin brezit të ri për punën e tyre të përditshme dhe ndajnë njohuritë e tyre mbi një temë të caktuar. 

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Ndërkohë këtë të premte ora, 18:00 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon ceremoninë e shpalljes së fituesve të Çmimeve Kombëtare për vitin 2022.

Juria e kryesuar nga akademik Mehmet Kraja dhe anëtarë prof.Shezai Rrokaj, Aida Tuci, Mimoza Hysa dhe Saverina Pasho do të përzgjedhin titujt më të mirë në gjininë e poezisë, prozës, përkthimit, prozës së shkurtër, librit studimor dhe librit për fëmijë.

Gjithashtu në datat 22-24, ora 19:00  në TKOBAP, vihet në skenë përralla" Arrëthyesi", e Çajkovskit, e krijuar fillimisht nga Marius Petipa dhe Lev Ivanov, u krijua nga E.T.A. Historia e Hoffmann, Arrëthyesi dhe Mbreti i Miut. Koreografia sipas Marius Petipa dhe Lev Ivanov Muzika: P.I. Tchaikovsky Dirigjent: Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Ndërkohë për më të vegjlit Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 22-24, ora: 10.30 , sjell shfaqen, “Bëhu trim pinguin i vogël”.  Një shfaqje argëtuese dhe edukative dansi për fëmijë, e cila bazohet në librin me të njëjtin titull të autores Rachel Elliot.

Me anë të gjuhës së trupit ajo tregon se me kurajë dhe guxim, të gjithë mund t’i kapërcejmë frikërat tona. Ky projekt ka si target grup fëmijët e moshave 4 -10 dhe synon të edukojë ndjenjën e vetëbesimit, të rrisë konfidencën dhe të mësojnë të përballen me gjërat që na frikësojnë.

Çfarë e bën “Bëhu trim pinguin i vogël” një ndër librat më të mirë të të gjitha kohërave është mesazhi i vlefshëm që përcjell. Fëmijët e vegjël mësojnë se nuk ka asgjë të keqe të kesh frikë, nëse lejon njerëzit e dashur të të ndihmojnë, mund t’i kapërcesh ato.

Kjo histori ngrihet mbi bazën e disa temave sociale dhe emocionale, ku përfshihen: respektimi i të qenit i ndryshëm, tejkalimi i sfidave dhe frikës, si dhe trimëria e guximi. 

 

 

Të fundit