Flash News

E-TJERA

Kërcënime nga bandat e krimit? Adnan Xholi e konfirmon: Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët

Kërcënime nga bandat e krimit? Adnan Xholi e konfirmon: Unë dhe

Adnan Xholi ishte kandidati i parë në garën për kreun e SPAK, i cili shpalosi paltformën e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas përfundimit të prezantimit, anëtarët e KLP-së i drejtuan Xholit disa pyetje, mes të cilave edhe një që lidhej me bandat kriminale.

Një nga anëtarët iu referua kërcënimeve të bandave dhe e pyeti Xholin se si ka ndikuar kjo tek jeta personale dhe familjare e prokurorit. “Jeni përballur me banda të krimit të organizuar që në fillimet e karrierës suaj, si ka ndikuar kjo tek ju personalisht dhe cilësia e jetës suaj?”, ishte pyetja që i drejtoi anëtari i KLP.

Xholi u duk i prekur pasi uli kokën dhe heshti për pak çaste, ndërsa u përgjigj shkurtimisht: “Ka ndryshuar cilësia e jetës. Unë dhe familja nuk jemi më të parët!”.

Të fundit