Flash News

E-TJERA

Kërcënimi për pronarët e lokaleve/ Shoqata e Biznesit-Ramës: Boll më me selektivitet dhe hakmarrje, ditët tuaja po mbarojnë

Kërcënimi për pronarët e lokaleve/ Shoqata e

Pas thirrjes që kryeministri Rama u bëri pronarëve të lokaleve që të mos pranojnë politikanë për fushatë se do të ndëshkohen rëndë, ka ardhur dhe një reagim nga Shoqata e Biznesit të vogël në Shqipëri.

Përmes një postim në rrjetet sociale, shoqata shprehet se pronarët e lokaleve e kanë të pamundur që të dinë bindjet politike të qytetarëve që futen në lokale. Më tej, shoqata shton se  ata nuk do të lejojë më raprezalje, kërcënime nga ana e kryeministrit dhe sipas saj, ditët e Ramës po mbarojnë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar miq kolegë dhe anëtarë të shoqatës të biznesit .

Kryeministri në një bashkë bisedim me gazetarët në dt. 22.2.2021  para lajmëroi :

Të gjithë biznesin pa përjashtim se nuk duhet të lejojne aktivitete politike në subjektet e tyre private  ndryshe do të ndëshkoheni  rëndë !

Kështu deklaroi ai ????.

Epo mirë o shoku, zoti, nalt madhni na i shpjego se si mundet ti dallojmë ne biznesi se bindjesh politike kanë qytetarët që hynë e dalin në lokalet tona ???? !

A ka qeveria juaj ndonjë instrument të tillë ????!

Po paralajmërojmë publikisht se BOLL MË me kërcënime reprezalje gjoba selektivitet dhe hak marrje ndaj biznesit  i cili po lufton për mbi jetesë për të paguar taksat lokale dhe qendrore por dhe gjithë detyrimet e tjera të cilat janë te shumta  plus një periudhe nga më të vështirat për shkak të situatës së virusit COV  19  që ka gjunjëzuar gjithë biznesin.

BOLL MË  me kërcënime histerike të tipit Diktatorial  se biznesi ka ndërruar shume qeveri dhe kryeministra. Këto reprezalje, frikësime, hak marrje primitive nuk ju shkojnë më ???? ?

Ditët tuaja po mbarojnë.

Tash dhe tutje biznesit nuk ja ndien se çfarë ju thoni.

Ju nuk e mposhtni dot biznesin e Shqipërisë as me gjoba dhe me asgjë tjetër

 Ndaloni marrëzinë tuaj primitive.

Çfarëdo që të bëni jeni të përkohshëm  e ndërsa biznesi do të jetë i përjetshëm.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë.

Të fundit