Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me armë 59-vjeçarin, arrestohet pas një viti vlonjati

Kërcënoi me armë 59-vjeçarin, arrestohet pas një viti

Policia e Vlorës ka arrestuar Eurel Liçajn, 41-vjeç pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte kërcënuar një person me armë zjarri, në vitin 2022. Ndaj Liçajt gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg”.

Kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, kapet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 41-vjeçari i shpallur në kërkim.  Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Eurel Liçaj, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, pasi ky shtetas, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje”, njofton policia.

 

Të fundit