Flash News

E-TJERA

Kërkesa e UNESCO-s për By-pass-in e Gjirokastrës, Margariti: S'duan pezullim, do sjellin ekspertë për monitorim

Kërkesa e UNESCO-s për By-pass-in e Gjirokastrës, Margariti:

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar sot punimet në disa kantierë ndërtimi në qytetin e Gjirokastrës, e shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama, ku ka folur edhe për kërkesën e UNESCO-s për pezullimin e punimeve në By-pass-in e Gjirokastrës.

Margariti u shpreh se është abuzuar nga mediat me kërkesën e UNESCO-s, pasi nuk është kërkuar pezullimi i punimeve, por praninë e ekspertëve të tyre për monitorimin e punimeve gjatë ndërtimit.

“Në këtë rast në fillim të qershorit kemi pasur një komunikim për të gjithë planin e menaxhimit që dërgojmë në UNESCO si për Beratin, por edhe për Gjirokastrën. Ata nuk janë shprehur se donin pezullimin e punimeve sepse bie ndesh me vlerat e shtuara, por duan të sjellin ekspertëve të tyre për monitorim të punimeve të cilat po kryhen. Zgjidhja që ne kemi propozuar në UNESCO lidhet me shumë problematika të tjera të qytetarëve, në rastin konkret me përroin e Nanxës i cili ka problematike me pjesën e eurozionit", është shprehur ministrja.

Komiteti i UNESCO-s miratoi dje rezolutën ku kërkohej ndërprerja e punimeve në by-pass-in e Gjirokastrës. Sipas komitetit, kërkesa ishte paraqitur jo nga qeveria po nga një palë e tretë e cila dëshmonte se projekti në fjalë dëmtonte vlerat kulturore të qytetit.

Të fundit