Flash News

E-TJERA

Kërkesa për heqjen e imunitetit të Berishës, avokati: Ishte shumë e thatë

Kërkesa për heqjen e imunitetit të Berishës, avokati: Ishte

Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se kërkesa e formuluar në Komisionin e Mandateve për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij ishte shumë ‘e thatë’, me vetëm 5 faqe.

Cakrani tha në “Euronews Albania”, ku tha se arsyetimi i vetëm për këtë kërkesë ishte se kishte një vendim gjykatë, që sipas avokatit, nuk mund të merrej në shqyrtim nga Komisioni i Mandateve.

“Në Komisionin e Mandateve edhe kërkesa e formuluar ishte shumë e thatë, me 5 fletë, të cilat më shumë ishin dispozita ligjore dhe vetëm një flerë ishte arsyetimi. Arsyetimi i vetëm është që kemi vendim gjykate.

Nuk merr në shqyrtim Komisioni i Mandateve vendimet e gjykatave. Merret me Kushtetutshmërinë.

Në nenin 134 të Kushtetutës janë të përcaktuar subjektet që i dërgohen GJK. Pra nuk mund t’i drejtohet Parlamenti, kryetarja e Kuvendit. Vetëm 1/5 e deputetëve”, tha Cakrani.

Të fundit