Flash News

E-TJERA

Kërkohet lirimi i protestuesve, aktivisti: Vota ka vdekur, tani flet sheshi

Kërkohet lirimi i protestuesve, aktivisti: Vota ka vdekur, tani flet sheshi

Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën sot para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan të lihen të lirë protestuesit. Ata i bënë thirrje policisë që të lirojë protestuesit, ndërsa qytetarëve që të dalin në shesh.

Aktivisti Ervin Goci tha se vota ka vdekur dhe se është koha të flasë sheshi dhe qytetarët. Ai iu kërkoi qytetarëve që të bashkohen, sepse fitorja do të jetë e madhe.

“I bëj thirrje qytetarëve, që për të arrestuarit që janë 20, sillni 2 mijë veta të tjerë. 2 mijë për çdo të arrestuar. Të tregojmë që masa e popullsisë është atje në shesh. Në kutitë e votimit s’ka më njerëz, se vota ka vdekur, ka mbaruar. Tani flet sheshi, flet popullata. Ju lutem bashkoheni se do jetë fitore shumë herë më e madhe se një ulje apo rritje çmimesh”, tha Goci.

 

Të fundit