Flash News

E-TJERA

Kërkoi largimin e Bashës, Kulluri: Kur ke gjysmën e anëtarëve me pikëpamje pro gay, si do e mbrosh ti familjen

Kërkoi largimin e Bashës, Kulluri: Kur ke gjysmën e

Ish-anëtari i këshillit kombëtar i PD-së, i cili kërkoi dhe dje largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj force politike, Edvin Kulluri në një intervistë për ‘FaxNews’ ka renditur arsyet pse është i pakënaqur me kryesimin e Lulzim Bashës në PD.

Kulluri tha se gabimi i madh i Bashës është djegia e mandateve të deputetëve në vitin 2017, ndërsa shtoi se deklarata e tij e djeshme dëshmoi se ai do të mbajë karrigen e tij.

“Ka grupe që janë të pa përfaqësuara nga PD-ja ose janë të keq përfaqësuara. Për shembull çështja e pronave, PD-ja kthehet te politika më e keqe dhe nuk ka bërë as detyrën morale. Kur ke gjysmën e anëtarëve me pikëpamje pro gay dhe të tjerëve pra si do e mbrosh ti familjen”, shprehet ndër të tjera Kulluri në Fax News.

Pjesë nga fjala e Ervin Kullurit:

Nuk e di se ku hypën ky zotëria për tu sjellë si demokrat. Nuk e kuptova këtë..Nuk mundet zoti Basha të shfrytëzojë këta demokratë të shkretë që i kishte rreshtuar atje dje si shishe qumështi për të mbrojtur karrigen e tij. Sjellja e tij i ka dhënë kosto Partisë Demokratike.

U përdorën kandidatët si mish për tokë dolën hëngrën gaz e dru për atë dhe tani dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Kryetari s’duhet të marrë vendime vetëm duhet të marrë këshillimi. Të shfrytëzosh emocionet e militantëve të partisë kundër arrogancës së Edi Ramës është lindore. Dje me deklaratën e tij kuptova që do të mbajë karrigen e tij.

Nëse demokratët nuk e kuptojnë këtë çështje i mbyllin derën partisë së tyre. Këtë letër sot e kam firmosur me këtë kusht. Nëse anëtarët e partisë demokratike duan të mbajnë këtë rrugë atëherë ky është problem ekzistencial do të thotë që PD-ja e ka mbyllur rrugën politike.

Këto ditë kemi qënë në një presion shumë të madh për të pasur një projekt politik serioz për ti shkuar deri në fund projektit.

Ka grupe që janë të pa përfaqësuara nga PD-ja ose janë të keq përfaqësuara. Për shembull çështja e pronave, PD-ja kthehet te politika më e keqe dhe nuk ka bërë as detyrën morale. Kur ke gjysmën e anëtarëve me pikëpamje pro gay dhe të tjerëve pra si do e mbrosh ti familjen.

Ka aspekte ideologjike psh, si do ngremë ekonominë kombëtare, duhen parë klauzola se si do krijohen ekonomitë serioze. Ka llogaritarë plot, po ne kemi vetëm 1. E dini që PD-ja ka shkruar vetëm ligjin e dekriminalizmit. Deri para një dite krenoheshin për fitore kurse dje u strukën pas Lul Bashës.
Kështu do ecim para ne, kjo është demokracia perëndimore që bërtet Basha. Pse nuk u mblodh me grupin për të diskutuar. Si në janë 10-ra e mijëra demokratë që janë të zhgënjyer.

Nuk të them dot që ka një dashuri të madhe militantët për LSI-në. Nëse do të na detyronte vota të punonin me LSI-në s’kemi ca ti bëjmë se është detyrim.

 

Të fundit