Flash News

E-TJERA

Kërkoi leje të betohet si kryebashkiak i Himarës, GJKKO rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

Kërkoi leje të betohet si kryebashkiak i Himarës, GJKKO

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit i cili kërkon leje për t’u betuar.

Beleri i cili kërkon t’i jepet leja për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës ka deklaruar se procesi ndaj tij po vonohet qëllimisht. Ai është shprehur se gjyqtarët kanë frikë të shprehen për kërkesat e tij dhe po gjejnë justifikime për shtyrjen e seancave.

Ndërsa avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë Belerit i është garantuar nga Kushtetuta.

Nga ana tjetër, sipas prokurorëve të SPAK, nuk ka dispozitë ligjore për leje të veçanta përveç sëmundjeve të rënda që verifikohen me raport mjekësor, ose në rast tjetër, martesë, vdekje apo provim.

 Çështja e betimit të Belerit si kryebashkiak i Himarës është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Shteti grek vijon të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian. Sipas Greqisë moslejimi i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, është vendim politik i qeverisë.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe akuzohet për blerje votash.

 

Të fundit