Flash News

E-TJERA

Kërkoi liri, gjykata lë në "arrest shtëpie" Alma Kaçin

Kërkoi liri, gjykata lë në "arrest shtëpie" Alma

Gjykata e Posaçme ka refuzuar sërish kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit.

Ajo kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në "detyrim paraqitje".

Kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.

Kaçi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv, ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Kujtojmë që 40-vjeçarja, u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Të fundit