Flash News

E-TJERA

Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO lë në burg kreun e PL-së, Ilir Meta

Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO lë në burg kreun e PL-së,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për një masë më të butë sigurie. Por, sërish GJKKO vendosi që masa e “arrestit me burg” të mbetet në fuqi.

Kërkesa e Ilir Metës, e depozituar më 17 Shtator nga avokatët e tij, për lirim nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024, u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Kjo e fundit kërkoi tërheqjen e saj nga çështja e Ilir Metës, por kërkesa e saj u refuzua nga kryetari i GJKKO, Erion Bani.

Kërkesa e Metës

“Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim revokimin e masës sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 dhe vendimit nr.130 datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar”, shkruhet në letrën e depozituar nga përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të PL-së.

Të fundit