Flash News

E-TJERA

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e Enkelejda Hoxhës

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha për lirim nga qelia.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg””, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesuese Miliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në komunikimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Hoxha kërkoi lirimin me arsyetimin se bashkë me paraburgimin i ka përfunduar dënimi.

 

 

Të fundit