Flash News

E-TJERA

Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve, KAS rrëzon kërkesën e PD për qarqet Korçë dhe Elbasan; pritet vendimi për Fierin

Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve, KAS rrëzon
Foto ilustruese

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD për pavlefshmëri të rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë dhe Elbasan.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha një prej anëtarëve të KAS-it.

Tashmë pritet të japë vendimin edhe për qarkun e Fierit. Të njëjtin vendim ka marrë edhe qarqet e shqyrtuara më herët, ndërsa PD i ka ankimuar vendimet në Kolegjin Zgjedhor.

Ky i fundit do të vendosë sot për Gjirokastrën. PD ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, duke pretenduar për manipulime zgjedhore.

 

Të fundit