Flash News

E-TJERA

“Kërkoj azil, familja ime në rrezik”, si u paralajmërua dy vite më parë atentati në Pogradec

“Kërkoj azil, familja ime në rrezik”, si u

Joan Muçllari, djali i pronarit të hotel ‘Voloreka’ në Pogradec u plagos sot me armë zjarri. Fatmirësisht, i riu është jashtë rrezikut për jetën dhe ka bërë me dije se u qëllua nga dy persona, të cilët policia i ka identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim.   

Ngjarja e sotme e ka zanafillën dy vitë më parë, hotelit të babait të të riut, Jetmir Muçllarit i është bërë atentat dy herë më parë në hotelin e tij në Tushemisht. 

Më 8 gusht të vitit 2020 tek biznesi i Muçllarit u qëllua me breshëri automatiku, teksa hoteli ishte i mbushur me turistë. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari në një rrëfim për mediat tha asokohe se dy persona kishin qëlluar disa herë me kallashnikov, madje kërkonte ndërhyrjen e autoriteteve dhe bënte thirrje për azil pasi familjes së tij i rrezikohej jeta.

“Ngjarja ne oren 4:40 min. Kanë qenë dy persona në këmbe, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona te lënduar. Fillimisht autoret qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.

Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turisteve. Jemi të kërcenuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autoret, por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, deklaronte asokohe Muçllari.

Të fundit