Flash News

E-TJERA

Këshilli i Evropës kritikon qendrat e emigrantëve, në lupë edhe Shqipëria: Politika që i nënshtrojnë ndaj torturës

Këshilli i Evropës kritikon qendrat e emigrantëve, në

Këshilli i Evropës u ka bërë thirrje 46 vendeve anëtare të enjten që të mos ua delegojnë vendeve të treta përpunimin e kërkesave për azil, duke paralajmëruar se këto politika mund të çojnë në tortura, keqtrajtime, dëbime kolektive apo rrezikim të jetës së emigrantëve.

Në qendër të debatit është edhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, përmes së cilës qeveria e Giorgia Melonit ka hapur qendra pritjeje për emigrantë në territorin shqiptar. Këto qendra, sipas Këshillit, tashmë po funksionojnë edhe si struktura për riatdhesimin e azilkërkuesve.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Michael O'Flaherty, tha se politikat e tilla mund të pengojnë aksesin efektiv në azil dhe t’u mohojnë individëve mjetet ligjore. Raporti i ri i Këshillit evidenton rrezik të lartë sidomos në tre fusha: përpunimin e jashtëm të kërkesave për azil, procedurat e kthimit jashtë vendit dhe delegimin e kontrollit kufitar te shtete me histori të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

"Politikat e eksternalizimit mund të rezultojnë në nënshtrimin e njerëzve ndaj torturës ose keqtrajtimeve të tjera, dëbimeve kolektive dhe ndalimit arbitrar ose mund të vënë jetën e tyre në rrezik", tha Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O'Flaherty.

"Politika të tilla mund të pengojnë gjithashtu aksesin efektiv në azil dhe t'i privojnë individët nga mjetet juridike", tha ai.

Muajin e kaluar, Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendosi që azilkërkuesit e dëbuar në Shqipëri nga Italia të kthehen sërish në territorin italian, duke i dhënë të drejtë gjyqtarëve italianë që kundërshtuan vendimin e qeverisë.

Britania, e cila që atëherë është larguar zyrtarisht nga BE-ja, tani ka arritur një marrëveshje me Francën që parashikon që azilkërkuesit të kthehen nga Mbretëria e Bashkuar në Francë.

Katër vende afrikane - Eswatini, Ruanda, Sudani i Jugut dhe Uganda - kanë rënë dakord të pranojnë migrantët e dëbuar masivisht nga Shtetet e Bashkuara nga administrata e Presidentit Donald Trump.

El Salvadori ishte vendi i parë i Amerikës Latine që pranoi emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara.

Të fundit