Flash News

E-TJERA

Këshilltari i Veliajt në pranga për 45.5 kg kokainë, Këshilli Bashkiak ende pa një qëndrim

Këshilltari i Veliajt në pranga për 45.5 kg kokainë,

Egert Vargu, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ra në prangat e policisë pas sekuestrimit të 45.5 kilogramë kokainë e fshehur midis një ngarkese me mish pule me destinacion Maqedoninë e Veriut.

Bashkë me Vargun u arrestua edhe Arben Ferizi, biznesmeni i cili kishte porositur mishin. Droga ishte fshehur në një kontejner frigorifer që kishte ardhur nga Brazili dhe Vargu mbante postin e agjentit doganor të doganës ku mbërriti sasia.

E pyetur nga BIRN për arrestimin e Vargut dhe përfshirjen e tij në trafikimin e drogës, kryetarja e Këshillit Bashkiak te Tiranës Romina Kuko tha se ende nuk kanë një qëndrim për rastin dhe se shumë shpejt do të dalin në një deklaratë për mediat.

Droga e sekuestruar ishte ndarë në 40 pako të stampuara me imazhin e Gokut të “Dragon Ball”, një serial filmash vizatimorë për fëmijë.

Ky ishte rasti i dytë brenda thuajse një jave që dy individë në radhët e socialistëve bien në prangat e bluve për trafik narkotikësh. I pari ishte ish-kryebashkiaku i Vlorës, Agim Kajmaku, i cili u kap në San Benedetto të Italisë me 20 kilogramë kokainë të fshehur në vazot e luleve.

Vetë Kajmaku ka mohuar akuzat duke thënë se nuk kishte dijeni pë sasinë e drogës në mjetet lundruese dhe se kishte shkuar vetëm për të blerë lule.

Të fundit