Flash News

E-TJERA

Këto janë pesë gratë e riatdhesuara sot nga Siria

Këto janë pesë gratë e riatdhesuara sot nga Siria

Pesë gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga kampi "Al Hol". Gratë e kthyera sot nga Siria janë Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Të riatdhesuarit do të qëndrojnë në fillim në një qendër të posaçme në Durrës dhe më pas tek familjet e tyre. Kryeministri Edi Rama e cilësoi të vështirë, operacionin për kthimin e tyre, duke njoftuar se do të pasohet nga një tjetër operacion.

 

Të fundit