Flash News

E-TJERA

Kim flet për inceneratorët: Çështjen po e ndjekim nga afër, kemi prioritet luftën ndaj korrupsionit

Kim flet për inceneratorët: Çështjen po e ndjekim nga

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas shtyrjes së afatit të Komisionit Hetimor për inceneratorët. Duke thënë se mirëpret vendimin, Kim thekson se forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsioni janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri.

Ajo u bën thirrje institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura, duke bërë me dije se ambasada do ta ndjekë nga afër këtë çështje.

Numri një i SHBA-ve në Tiranë nënvizon se përgjegjësia është çelësi i demokracisë.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta korrupsioni janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër. Përgjegjësia është çelësi i demokracisë”, shkruan Kim.

Të fundit