Flash News

E-TJERA

Kim mesazh të fortë pas takimit me Bashën: Atyre që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptarëve, u them e keni gabim

Kim mesazh të fortë pas takimit me Bashën: Atyre që

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përsëriti qëndrimin e saj në luftën kundër korrupsionit, se Uashingtoni është serioz në këtë mision pavarësisht rangut, nivelit apo partisë.

Duke folur pas takimit që zhvilloi pak orë pasi mbërriti nga SHBA në selinë blu me kreun e PD, Lulzim Basha, Kim tha se e kanë gabim ata që që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptarë.

Duke iu referuar indirekt rastit Berisha, Kim tha se PD nuk mund të jetë më e fortë dhe më e bashkuar nëse ndodhet ende me njëra këmbë të mbetur në të shkuarën.

Dëshiroj të konfirmoj që sa i përket Uashingoni jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionin dhe pandeshkueshmërisë, jemi të gatshëm ta sulmojmë pavarësisht rangut, nivelit apo partisë.

Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë.

Është e gabuar dhe ofenduese.  

Atyre që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptare, u them e keni gabim, populli e di që e keni gabim.

Pozita jonë sa i përket pavarësisht, demokracisë Shqipërisë nuk do ndryshoj,ë as për PD nuk do ndryshojë.,

Para ditëve javëve dhe muajve para mbetet shumë punë për të bërë.

Është thelbësore që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë që do kemi zgjedhje më të mira në të ardhmen, për të trajtuar mangësi që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka punë për reformën territoriale dhe kundër korrupsionit.

Kjo kërkon që të ketë PD të fortë dhe të bashkuar, por nuk ndodh nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën.

Kështu presim të ecim para me Shqipërinë, me PD drejt të ardhmen, kështu që të ecim përpara”, tha Kim.

 

Të fundit