Flash News

E-TJERA

Kim: Në listat e kandidatëve ka emra për t’u shqetësuar, PD ishte e qartë me Doshin, dëshiroj ta shoh edhe nga PS

Kim: Në listat e kandidatëve ka emra për t’u

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaron se në listat e kandidatëve për deputetë ka emra për t’u shqetësuar.

Në një intervistë për ABC, Kim vlerësoi kërkesën e PD-së drejtuar KQZ për largimin nga lista të Tom Doshit, ndërsa të njëjtën gjë tha se dëshiron edhe nga PS.

Mendoj që ka emra për t’u shqetësuar. Por në përgjithësi më lejoni të them këtë gjë. Mendoj që pjesa më e madhe e partive kanë bërë përmirësim në cilësinë e listave të tyre. Disa nga emrat e dukshëm nuk janë përfshirë në to.

Por në të njëjtën kohë është edhe e qartë që mund të kishin bërë më mirë. Dhe sikundërse e them: tashmë është një proces që është i lidhur me punën e KQZ-së, Prokurorët duhet të bëjnë punën e tyre. Por në fund të ditës janë votuesit shqiptarë të cilët duhet ta marrin vendimin se kush do t’i përfaqësojë ata. Se kush ja vlen që të ulet në Kuvend.

Ju më bëtë pyetje mbi personin të cilit i është bërë përcaktimi. Dua të them që është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë.

Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Është krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”, u shpreh Kim.

 

Të fundit