Flash News

E-TJERA

“Kini kujdes”, mesazhi që Ervis Martinaj iu ka dërguar familjarëve

“Kini kujdes”, mesazhi që Ervis Martinaj iu ka dërguar

Detaje të reja janë zbardhur nga denoncimi i bërë nga familja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, të cilët kanë deklaruar se kanë humbur kontaktet prej disa ditësh me këtë të fundit.

Policia po heton nëse ky mund të jetë një inskenim, sikurse ndodh shpesh në këto raste, apo nëse ka ndodhur një ngjarje tjetër kriminale.

Sipas “News 24”, ka dhe një mesazh nga persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj, të cilët iu kanë thënë familjarëve ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’.

Pak kohë më parë, të shumëkërkuarit nga policia iu ekzekutua kushëriri Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij.

 

Të fundit