Flash News

E-TJERA

"Kisha frikë nga opinioni!"/ Pse nënat po vrasin foshnjat!?

"Kisha frikë nga opinioni!"/ Pse nënat po vrasin foshnjat!?

Nënat e pamartuara janë të gatshme të braktisin fëmijët në emër të moralit dhe të vështirësive ekonomike. Ky është fati i zgjedhur nga një pjesë e vajzave të reja shqiptare, që për shkak të një dashurie të dështuar janë të gatshme të heqin dorë nga krijesa e tyre.

"Kisha frikë nga paragjykimet", kjo ishte një pjesë e deklaratës  së shtetases E. I. e cila braktisi foshnjës sapo e lindi në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Bebja fatkeqe i seksit mashkull, ndërroi jetë pas 24 orësh përpjekjejve  nga bluzat e bardha për ta rikthyer në jetë.  që
Foshnja e diagnostikuar me shumë probleme është lindur në kushte të tmerrshme nga nëna e saj 30 vjeçare.

Bebi u la në një divan, i hedhur aty për plehra. Të qarët e saj, alarmuan banorët e pallatit, më pas policia e dërgoi në spital.

Kur ajo mbërriti në reanimacion ishte e mbuluar me gjak e baltë me hipotermi të thellë, pa shenja jete, pa frymëmarrje, pa rrahje zemre dhe me kordon në qafë. Foshnja u reanimua intesivisht, iu bë masazh kardiak dhe u intubua, por gjendja e të porsalindurit mbeti e rëndë.

Por kjo nuk është hera e parë që nënat, dënojnë të vegjlit e tyre pa bërë asnjë faj. Në 7 janar të këtij viti një 32-vjeçare hodhi foshnjën e saj në lumin Kir.

"Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftonte policia në atë kohë.

Pak muaj më vonë më 7 maj të 2023 një foshnje tjetër vetëm dy muajshe u braktis në plazhin e Golemit nga një nënë e re 22-vjeçare. Fatmirësisht foshnja u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas hetimeve të Policisë për rastin rezultoi se nëna 22 vjeçare me banim në Tiranë e kishte lindur fëmijën në maternitetin e Durrësit. Nëna 22-vjeçare deklaroi asokohe se nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën prandaj e kishte braktisur në rrugë ku u gjet nga një kalimtar i rastit.

"Gjendet një foshnjë e pajetë në koshin e mbeturinave", ky është një tjetër titull lajmi që të ther shpirtin. Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë në vitin 2018. Bebja u gjet 2 dit pasi ishte braktisur ose më saktë flakur nga nëna e tij në një kosh mbeturinash.
 Ndërkohë një dit gushti më vitin 2013  një foshnjë e sapolindur e seksit mashkull u gjet rastësisht  nga banorët në hyrje të një pallati.

Në raportin më të fundit të Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve (CRCA/ECPAT Albania), thuhet se aktualisht në Shqipëri janë rreth 250 fëmijë që ndodhen në qendra rezidenciale publike, nga 0 deri në 18 vjeç, ndërsa 400 fëmijë të tjerë janë të vendosur në qendra rezidenciale private, kryesisht të drejtuara nga OJF. 

Të fundit