Flash News

E-TJERA

“Kjo është marre”, revoltohet poeti nga Kosova: Nuk mund të ketë antologji të poezisë shqipe vetëm me poetët e Shqipërisë

“Kjo është marre”, revoltohet poeti nga Kosova: Nuk mund

Pak ditë më parë në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, është promovuar një antologji e poezisë moderne shqipe me autor Rudolf Markun.

Anatalogjia ka sjellë reagime të shumta pas promovimit. Ndër to, reagimin e potetit nga Kosova, Ag Apolloni, i cili në një status në rrjetet sociale e ka cilësuar të turpshëm një anatalogji të tillë.

Sipas tij, nuk mund të ketë antologji të poezisë shqipe vetëm me poetët e Shqipërisë.

“Dje, në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, është promovuar një antologji e poezisë moderne shqipe. Është aq moderne saqë fillon me Budin e Bogdanin.

Përpiluesi i antologjisë ka bërë një punë të kujdesshme. Është kujdesur që të mos e fusë aty asnjë poet nga Kosova, Maqedonia, apo Mali i Zi. Dhe kjo “antologji”, pjesë e së cilës është nder të mos jesh, është promovuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës.

Turp për ata që e kanë promovuar dhe e kanë financuar një antologji të tillë! Vetëm një idiot mund t’i përfshijë Budin e Bogdanin, De Radën e Naimin, te poezia moderne; vetëm një antishqiptar mund ta përjashtojë Azem Shkrelin nga poezia shqipe; vetëm një narcisist mund ta fusë veten në antologjinë që e përpilon vetë, pasi i ka kositë më të mirët.

Kuptojeni, o qytetarë të Shqipërisë, se edhe ne që jetojmë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, e që shkruajmë shqip (edhe pse jo aq mirë sa laureati juaj) jemi shqiptarë. Nuk mund të ketë antologji të poezisë shqipe vetëm me poetët e Shqipërisë.

Për besë, nuk jeni normalë ju që e keni promovu’, se ky që e ka përpilu’, po shihet që paska rrjedhë krejt!

Po kjo s’është:

- as antologji

- as e poezisë shqipe

- as moderne.

Kjo është marre! “, shkruan Apolloni.

Të fundit