Flash News

E-TJERA

KLP cakton 5 drejtues prokurorish të përkohshëm në rrethe

KLP cakton 5 drejtues prokurorish të përkohshëm në rrethe

Përveç emërimit të dy prokurorëve Adnand Xholi dhe Dorina Bejko në SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme ka marrë dhe disa vendime të tjera.

KLP ka emëruar me votë unanime për një periudhë tremujore drejtuesit e 5 prokurorive në rrethe. Më konkretisht bëhet fjalë për:

- Erjon Shehaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë;
- Pierind Çukaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë;
- Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë;
- Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
- Lazër Çardaku, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Gjithashtu, KLP ka miratuar dhe tre raporte për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, si vijon:

1.Ermir Lelçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
2.Edlira Cufi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
3.Silvana Lule, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, KLP ka vendosur të vlerësojë të përfunduar, procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

Pas këtij momenti ata lejohen të vijojnë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë. Shorti ka caktuar si relatorë, Alfred Balla, për fillimin e procedurës së ngritjes në detyrë për prokuroren Dhorina Theodhori dhe Bujar Sheshi, për fillimin e procedurës së ngritjes në detyrë për prokurorin Abaz Muça.

KLP ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqjeje, për Agron Gjana, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Dorëheqja jep efekt me datë 31.08.2021.

 

Të fundit