Flash News

E-TJERA

Dy prokurorë të rinj i bashkohen SPAK-ut

Dy prokurorë të rinj i bashkohen SPAK-ut

Adnand Xholi dhe Dorina Bejko janë prokrurët më të rinj të SPAK. Ata janë emëruar ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Këtë të Premte, u zhvilluan në KLP intervistat me dy prokurorët. Në përfundim, përfundim të procesit të pikëzimit, KLP renditi prokurorët Adnan Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejko me 180 pikë.

KLP njofton se në nisje të seancës së intervistave me dy kandidatët, anëtarët e Këshillit, Vatë Staka dhe Sandër Beci i kërkuan Këshillit përjashtimin e tyre nga vlerësimi dhe, rrjedhimisht, votimi për kandidatin Adnan Xholi, për shkak të konfliktit të interesit.

Në maj KLP shpalli dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme dhe dy kandidatët që shprehën interes ishin vetëm Adnan Xholi dhe Dorina Bejko.

Deri tani, KLP ka emëruar 15 prokurore në SPAK.

Të fundit