Flash News

E-TJERA

Kodet Sky të Martinajt, Karamuço: Ja çfarë mund të zbulohet

Kodet Sky të Martinajt, Karamuço: Ja çfarë mund të

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, shprehet se nëse ka ndodhur dorëzimi i kodeve të aplikacionit Sky që ka përdorur Ervis Martinaj, mund të zbulohen listë-pagesat e tij me policë dhe politikanë.

Karamuço  përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se nuk ka shanse që përmes kodeve të zbulohet mbi fatin e Martinajt, pasi aplikacioni SKY është mbyllur në 2021, ndërsa zhdukja e tij në 2022.

Aplikacioni Sky EÇ është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij.

Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan eksperti i kriminalistikës.

Reagimi i Karamuços ka ardhur pasi në media u njoftua se një person i afërt i familjes së Ervis Martinajt, është paraqitur në SPAK dhe ka dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky”, që janë përdorur nga ky i fundit para se të zhdukej.

Të fundit