Flash News

E-TJERA

Koka: Bashkimi i demokratëve ka turfulluar maxhorancën

Koka: Bashkimi i demokratëve ka turfulluar maxhorancën

Gazetari Bledian Koka ka komentuar bashkimin e deputetëve të opozitës në një tryezë.

I ftuar në Syri Tv, Koka tha se ky bashkim ka turfulluar maxhorancën e cila po e shpreh këtë nëpërmjet kanaleve të propagandës.

Gazetari tha se të paturit një bashkim dhe të qenurit një alternativë përballë këtij regjimi, kanë sjell një kundërpërgjigje nga pala e Ramës.

Koka: Jemi praktikisht në ditën e katërt të asaj çfarë mund ta quajmë një lloj ripajtimi ose ribashkimi të pjesës më të madhe, të pjesës më cilësore që ka opozita aktuale në Shqipëri . Pra të gjithë elementët, si ato të grupimit Berisha dhe si ato që vijnë nga grupimi i zotit Bardhi kanë treguar që duan të bëjnë opozitë, përfshirë dhe zotin Korreshi që ne e kemi këtu. Po të shikoni që prej momentit të këtij bashkimi shikoni çfarë ndodh me regimet apo kundër-reagimet që vijnë nga kampi i mazhorancës përmes kanaleve të tyre të propagandës.

Pra, gjithë ky turfullim i tyre kundër këtij bashkimi, tregojnë se ky bashkim ishte pikërisht gjëja që i nevojitej dhe vendimi më i zgjuar i aktorëve që ishin në atë tryezë. Të paturit një bashkim sa më të madh dhe të qenurit një alternativë e bashkuar, e vetëdijshme përballë një regjimi të tillë e tregojnë menjëherë reagimin e tyre me kundërveprimin, që erdhi nga krahu tjetër.

Të fundit