Flash News

E-TJERA

Koka: SPAK kërkon për Berishën masën e ngjashme me 41-bis

Koka: SPAK kërkon për Berishën masën e ngjashme me 41-bis

Gazetari Bled Koka, i cili ishte i ftuar në emisionin 'Task Force' me moderatoren, Sonila Meço, është shprehur se SPAK vetëm që pengohet nga mosha për Sali Berishën sepse është e aftë të aplikojë masën '41-bis'.

"Një nga mënyrat që e nxjerr në pah egërsinë e një vendimi është se krejt papritur në Komisionin e Mandateve pamë që u kërkua arrest shtëpiak dhe kur ndodhi zbardhja, pamë gjëra të reja që ishin shtuar që të ndalonte komunikimin e lirë me njerëzit.

Praktikisht këta, për shpirti do ta duan ta izolojnë në 41-bis, por nuk e lejon mosha, është e njëjta qeveri ku po i vriten njerëzit nëpër burgje, merr masa për liderin e opozitës që të ndalojë komunikimin me njerëzit.

Shikoni sa e rrezikshme është masa dhe sa shporporcional që është SPAK në raport me një deputet të Republikës së Shqipërisë, pasi i hiqet imuniteti, por jo mandati dhe i hiqet e drejta që të përfaqësojë zgjedhësit e tij", tha Koka.

Të fundit